FAQ
Pyetje të shpeshta
Gjithçka që duhet të dish për bashkëpunimin me Lime Agency. S'e gjete përgjigjen? Na shkruaj.
Çka është Lime Agency?
Lime Agency është agjencia e parë për menaxhimin e talenteve në Kosovë. Lidhim brendet me influencerët e duhur dhe ndërtojmë fushata që sjellin rezultate reale, nga strategjia te prodhimi i përmbajtjes.
Çfarë shërbimesh ofroni?
Marketing me influencerë, prodhim përmbajtjeje (video, foto, UGC), strategji & fushata, menaxhim krijuesish dhe Public Relations.
Si funksionon një fushatë me influencerë?
Fillojmë me objektivat e brendit, përzgjedhim krijuesit që i përshtaten audiencës, hartojmë konceptin dhe brief-in, menaxhojmë prodhimin e përmbajtjes dhe publikimin, dhe në fund raportojmë rezultatet.
Sa kushton një bashkëpunim?
Kostoja varet nga qëllimi, numri i krijuesve dhe formati i përmbajtjes. Na shkruaj me pak detaje për projektin dhe të kthejmë një ofertë të personalizuar.
Me cilët influencerë punoni?
Kemi një rrjet krijuesish në lifestyle, beauty, fashion, tech e më shumë, përfshirë Ardiana Mehmeti, Val Ajazi, Antigona Selimi dhe Valentina Ahmeti. Zgjedhim gjithmonë krijuesin që i shkon brendit tuaj.
A punoni vetëm në Kosovë?
Baza jonë është në Prishtinë, por shërbejmë brendet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Punojmë edhe me brende ndërkombëtare që kërkojnë krijues të rajonit.
Sa zgjat një fushatë tipike?
Varet nga qëllimi, nga një bashkëpunim i vetëm (1-2 javë) te fushata të plota shumëmujore. E përshtatim afatin sipas objektivave.
Si mund të bëhem influencer i Lime Agency?
Na shkruaj te hello@limeagencyks.com me profilet e tua sociale. Vlerësojmë çdo aplikim dhe të kontaktojmë nëse ka përshtatje.
A ofroni prodhim përmbajtjeje pa fushatë?
Po. Mund të prodhojmë video, foto dhe UGC profesionale për brendin tuaj edhe si shërbim i veçantë.
Si mund t'ju kontaktoj?
Email: hello@limeagencyks.com · Tel: +383 44 872 002 · ose përmes formës në faqen kryesore. Përgjigjemi zakonisht brenda 24 orëve.
LIME AGENCY